Balla: Prokuroria të hetojë Nokën dhe Berishën NULL NULL 02.06.2016 11:55 02.06.2016 11:55 Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një prononcim për mediat i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë rastin e deputetit demokrat Flamur Noka. “Flamur Noka të hetohet për falsifikim dokumentesh. Ky deputet ka fshehur të dhëna të rëndësishme. Ftojmë prokurorinë të fillojë menjëherë verifikimin ‘kryesisht’”, ka deklaruar Balla. Ai ka bërë me dije se, procedurën e dorëzimit të kërkesës zyrtare në organin e akuzës, PS do ta ndjekë edhe për disa raste të tjera, raporton Top Channel, përcjellë Klan Kosova. “Rasti më flagrant është ai i Berishës, që fshehu ditëlindjen që ka përdorur për shumë vjet. Berisha ka bërë një shkelje të hapur të ligjit me ditëlindjen. Falsifikimi dënohet”, ka thënë Balla. Në këtë aspekt, deputeti socialist i ka bërë thirrje PD që të jetë pjesëmarrëse në këtë proces verifikimi. Më tej, duke komentuar rastin e Elvis Rroshit, balla ka thënë se, “dorëheqja e tij është për t’u përshëndetur”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hajdari: Gjermania ka rol kryesor në ndërmjetësimin e planit diplomatik në konfliktin Izrael-Iran 19/06/2025