Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Balla: Letra e Ristanit, fabrikim i SHQUP-it

NULL NULL
15.12.2015 13:45

Partia Socialiste, përmes deputetit Taulant Balla ka deklaruar se letra përmes të cilës PD pretendon se denoncon punësimet nepotike në shtet është një “fabrikim i SHQUP-it”.

“Ajo ishte një fabrikim i SHQUP-it, një letër e sajuar”, ka deklaruar Balla.

Sipas tij, opozita ka ndërmarrë një fushatë mashtrimi ndaj shqiptarëve për interesat e një grushti të vogël njerëzish, duke zgjedhur të hedhin baltë.

“A është normale të mashtrosh shqiptarët kaq hapur vetëm për interesat e një grushti të vogël njerëzish? Fatkeqësisht, Saliu dhe Luli kanë 25 vjet që bëjnë këtë, me shpresën shpif, se diçka do të mbetet”, ka thënë Balla.

“Letra e Ristanit nuk ekziston, ajo është shtypur me kompjuter në zyrat e PD. Në SHQUP ka një zyrë të posaçme. Është e turpshme aty ku ka rënë PD. Falsifikimi i korrespondencave të zyrtarëve nuk është papërgjegjshmëri, është kriminale”, ka shtuar deputeti i PS./ Top Channel

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.