Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Baliqi: Ndryshimi i emrit të Liqenit të Ujmanit, një batutë që është keqkuptuar

NULL NULL
25.09.2020 18:42

Analisti politik, Bekim Baliqi, ka thënë se nuk mund të bëhet diplomaci me emra të përveçëm.

Ai këtë e ka thënë lidhur me një përfolje se ka një propozim për ndryshimi e emrit të Liqeni të Ujmanit në “Liqeni Trump”, njofton Klan Kosova.

“Kjo nuk i nderon SHBA-të po një person dhe duhet pasur kujdes kur SHBA është në prag të zgjedhjeve dhe në të përfshihemi në anime të panevojshme. Është një nderim që nuk ka nevojë të bëhet. Mendoj që në këtë rast ka qenë e panevojshme.  Një batutë që është keqkuptuar”, ka thënë Baliqi.

“Është e pazakontë në marrëdhëniet ndërkombëtare që toponimet të ndërrohen dhe të vihen emra të përveçëm. Është gabim strategjik. Kryeministri Avdullah Hoti ka rënë në lajthitje sepse ka qenë një batutë që Richard Grenell e ka bërë dhe është keqkuptuar”.

Ai ka thënë se lidhur me këtë çështje tash mund të dalin implikime.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.