Bale nuk përfshihet në marrëveshjen për De Gea NULL NULL 20.05.2015 10:40 20.05.2015 10:40 Transferimi i David De Gea tek Real Madrid është shumë i përfolur. Kombinimet për transferim janë të ndryshme, por ai i përfshirjes së Bale është mohuar nga mbretërit. Gareth Bale nuk do të jetë pjesë e asnjë marrëveshjeje për transferimin e David De Gea në Real Madrid. Një burim i Daily Mirror raporton se uellsiani nuk do të jetë në asnjë kombinim pjesë e Manchester United për sezonin vijues, pasi Real Madrid dëshiron që ai të qëndrojë në Santiago Bernabeu. Mbretërit po duan që në marrëveshje për transferimin e De Geas të përfshijnë Fabio Coentraon. Ndërsa Manchester United ishte i qartë: do 40 milionë euro. “Ne nuk kemi zëvendësues për të. Duam që De Gea të qëndrojë, ndaj shpresojmë që ai të nënshkruajë”. “David De Gea nuk duhet të largohet pasi Manchester United është klub i madh. Por, ai është spanjoll, me të dashur spanjollë, kështu që për të është e vështirë të marr një vendim”. De Gea iu bashkua ‘Djajve’ për 20 milionë euro veërn e 2011-ës, nga Atletico Madrid. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.