Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bakteret në hundë ndihmojnë foshnjat të tejkalojnë ftohjen më shpejtë

NULL NULL
03.12.2018 12:30

Foshnjat që lindin me një vritet të baktereve në hundët e tyre kanë më shumë gjasë që të rikuperohen më shpejtë nga ftohjet, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Shpresohet se këto të gjetura mund të ndihmojnë në luftimin e ftohjeve të rëndomta.

Ftohjet shkaktohen nga një virus, mirëpo shkencëtarët duan të kuptojnë se si një sëmundje e tillë ndikohet nga bakteret natyrale në traktin e frymëmarrjes.

Studimi gjithashtu tregon se pse të vegjlit që vuajnë nga ftohjet e shpeshta janë më të rrezikuar të zhvillojnë astmën më vonë.

“Trakti i frymëmarrjes është shtëpi për shumë lloje të baktereve dhe ne po fillojmë të kuptojmë se si disa tipe të këtyre baktereve ndikojnë në shëndetin e frymëmarrjes” ka thënë Dr Roland P Neumann nga Universiteti i Spitalit të Fëmijëve në Bazel.

lajme të ngjashme