Bakshishi marramendës për djaloshin e picerisë (VIDEO) NULL NULL 03.12.2015 23:00 03.12.2015 23:00 Jeff Louis, djaloshi që punonte në shërbimin e dërgimit të picave nëpër shtëpi është bërë me lot në sy pasi që dikush i ka bërë një bakshish marramendës. Ai kishte shkuar në kishën Life Point Church në Ohio të Amerikës për të dërguar një picë, dhe kishte përfituar 700 dollarë bakshish, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova. Përmes një videoje në You Tube ai e përshkruan se si ishte ndjerë pasi që e kishin ftuar në skenë ku i kishin dhënë edhe bakshishin. 22 vjeçari që punon për picerinë me emrin Gionino, thotë se ishte emocionuar shumë për paratë për shkak se kohëve të fundit kishte pasur shumë probleme me financat. https://www.youtube.com/watch?v=uwbJ5RQoqGk