Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

NULL NULL
28.05.2026 09:12
Bakllava_klankosova.tv

Bakllavaja është ndër ëmbëlsirat më të preferuara gjatë Bajramit, por ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i tepërt i saj mund të ndikojë negativisht në shëndet.

Për shkak të sasisë së lartë të sheqerit dhe yndyrës, bakllavaja përmban shumë kalori dhe mund të shkaktojë rritje të sheqerit në gjak, fryrje, lodhje dhe probleme me tretjen, transmeton Klankosova.tv.

Studimet tregojnë se marrja e tepërt e sheqerit lidhet me rrezik më të lartë për obezitet, diabet dhe sëmundje të zemrës. Nutricionistët rekomandojnë konsumim me masë, sidomos për personat me diabet apo probleme kardiovaskulare.

Po ashtu, ekspertët sugjerojnë që gjatë festave të konsumohen porcione më të vogla dhe të shmanget teprimi me ëmbëlsira.

 

lajme të ngjashme