Bajrami takohet me shoqërinë civile: Qeveria Kalimtare, zgjidhje e ngërçit NULL NULL 11.06.2025 22:04 11.06.2025 22:04 Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, bashkë me sekretarin e kësaj partie, Imri Ahmetin, kanë pritur në takim përfaqësuesit e shoqërisë civile, me të cilët tha se kanë folur për tejkalimin e ngërçit politik në konstituimin e kuvendit. Bajrami tha se edhe në këtë takim kanë thënë se është në dorën e partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje, ta bëj konstituimin e kuvendit. “Edhe në këtë takim kemi treguar që është në dorën e partisë së parë ta bëj konstituimin e Kuvendit, për me tepër kemi përsëritur qëndrimin tonë për zgjidhjen bllokadës përmes propozimit tonë për Qeveri Kalimtare”. “Propozimi për Qeveri kalimtare është zgjidhje në situatën kur partia e parë po dështon t’i bëjë numrat për konstituimin e Kuvendit dhe rrjedhimisht edhe themelimin e Qeverisë. Sikurse është fakt se as partitë e deridjeshme opozitare nuk i kanë numrat për formim të Qeverisë”, tha Bajrami, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ajo u shpreh se për të dalë nga situata aktuale politike, vendit i duhet një qeveri kalimtare, me detyra të qarta për të përgatitur vendin për zgjedhje pas një periudhe të dakorduar mes partive politike. “Ne falënderuam shoqërinë civile për kontributin e tyre dhe përpjekjet për të ndihmuar edhe në këtë situatë”, tha ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 5 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë