Bajrami, qeverisë në detyrë: Kompensoni bujqit për qindra hektarë grurë të djegur NULL NULL 09.07.2025 18:11 09.07.2025 18:11 Djegia e grurit. Foto: Arkiv Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se ata që janë ministra në detyrë, duhet të marrin urgjentisht vendim për t’i kompensuar bujqit për qindra hektarë grurë të djegur në ditët e fundit. Bajrami tha se nëse ka një moment për t’i përdorur mjetet nga “Fondi për Ringjallje Ekonomike”, ky është tani, pasi tha se është e rëndë kur brenda disa orëve të digjet djersa dhe investimi njëvjeçar i bujqve. “Nëse bujqit nuk kompensohen tash, qytetarët me mjete të tyre do ta paguajnë shumëfish dëmin me çmimin e rritur të bukës nga importi i grurit dhe miellit dhe atë jo vetëm këtë vit”, shkroi Bajrami, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ajo u shpreh se bujqit meritojnë mbështetje të menjëhershme, teksa u bëri thirrje që ata që sot janë në detyrë, të veprojnë menjëherë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 4 orë më parë