Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bajrami: Qasja e BE-së për referendumin e Serbisë është tendencë për kompromise të reja

NULL NULL
15.01.2022 21:51

Profesori universitar, Arsim Bajrami, tentimin e Serbisë që referendumin e saj ta mbajë edhe në Kosovë e ka quajtur si cenim të sovranitetit, rendit kushtetues dhe pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se në kushtetutën e Serbisë është jo vetëm preambula, por edhe pjesa normative në të cilën Kosova konsiderohet si pjesë organike e saj, gjë që paraqet tendencë të hapur për agresion kushtetues ndaj Kosovës.

“Ky provokim i radhës nuk duhet të jetë befasues, sepse Serbia në kontinuitet i bënë destrukcion shtetit të Kosovës dhe ndërhynë në territorinë e saj me veprime provokuese  dhe antikushtetuese”, është shprehur Bajrami, transmeton Klankosova.tv.

Por, sipas ish-ministrit të Arsimit, befasuese dhe shqetësuese në këtë rast është qasja e Bashkimit Evropian karshi Serbisë, teksa listoi tri deshtime të BE-së për të ndalë provokimin e radhës të Serbisë.

Sipas tij, BE-ja do të duhej që të mos e përkrah ndëryhjen e Serbisë në rendin kushtetues të Kosovës, por do duhej t’i kërkonte Serbisë që ta heq nga kushtetua e saj Kosovën.

“BE-ja në vend të përkrahjes se ndërhyrjes në rendin kushtetëse të Kosovës, për gjoja “demokratizimin e Serbisë” me qëllim te reformimit e sistemit gjyqësor me ndryshimin e Kushtetutës serbe, do të duhej të kërkonte në mënyrë unanime heqjen e Kosovës nga Kushtetua serbe si provokim i agresionit kushtetues ndajë Kosovës”, ka shkruar Bajrami, përcjell Klankosova.tv

Më tej, Bajrami ka pyetur nëse BE-ja do të reagonte në rast se Shqipëria shpallë referendum në lidhje me reformën gjyqësore dhe të kërkonte që për këtë të votohej edhe në Kosvoë.

“BE- ja duhet të respektojë sovranitetin, integritetin dhe rendin kushtetues dhe të respektojë qëndrimin e institucioneve të Kosovës lidhur me referendumin serb, i cili është në pajtim jo vetëm me praktikat e mira evropiane, por edhe me parimin e qasjes së barabartë  ndajë të gjitha shteteve anëtare dhe aspiruese të BE- së. Në ketë aspekt, shtrohet pyetja si do të reagonte ajo në rast se Republika e Shqipërisë shpall referendumin dhe kërkon votimin e qytetarëve të Kosovës në territorin e Kosovës për reformën e saj gjyqësore? A do ta përkrahte një referendum të këtillë, apo do ta gjykonte, madje me kualifikimet serbe si tendencë për krijimin e Shqipërisë Etnike”, ka thënë ai.

Ndërsa, si pikë të tretë, Bajrami tha se tendenca e BE-së që edhe kjo çështje të përfshihet në temat e dialogut Kosovë – Serbi është e rrezikshme, e cila paraqet tendencë për kompromise të reja, përtej, siç i quajti ai, kompromiseve të dhimbshme që Kosova ka bërë me pranimin e planit të Ahtisarit.

“Tendenca e BE- së që edhe kjo çështje të përfshihet në temat e dialogut Kosovë-Serbi është e rrezikshme, cenon shtetësinë e Kosovës dhe paraqet tendencë për kompromise të reja, përtej kompromiseve të dhimbshme që Kosova ka bërë me pranimin e Planit të Ahtisarit, i cili serbëve të Kosovës i ka siguruar pozitën më të privilegjuar kushtetuese në Evropë.

Uniteti institucional, partiak dhe i lidershipit të Kosovës në këto ditë, kur po kujtojmë viktimat e gjenocidit të Serbisë është përgjigjja më e mirë ndaj këtij provokimi.

Urojmë që ky lidership të demonstrohet në të gjitha rastet, kur cenohet shtetësia e Kosovës, integriteti, rendi kushtetues dhe sovraniteti i Kosovës”, ka thënë Bajrami, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutë që i ndalon Serbisë që referendumin e saj ta organizoj edhe në territorin e Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.