Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bajrami për dënimin e Dodikut: E kemi parë si respektim të ligjit (VIDEO)

NULL NULL
26.02.2025 23:48
Politikani boshnjak në Kosovë, Çerim Bajrami.
Politikani boshnjak në Kosovë, Çerim Bajrami.

Politikani boshnjak në Kosovë, Çerim Bajrami sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me dënimin e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës politike.

Kjo ka ndodhur për shkak të mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

E për këtë vendim, Bajrami është shprehur se e kanë parë si respektim të ligjit.

“E kemi pritur së pari si respektim të ligjit, pasi që Millorad Dodik i ka shkelur qëllimshëm ligjet. Dodoku e ka shkelur ligjin të cilin e ka marrë Christian Schmidt, përfaqësues ndërkombëtar, është fjala për një vendim e Schmidtit, të cilin Dodiku nuk e ka pranuar qëllimshëm”, u shpreh tutje ai.

lajme të ngjashme