Bajrami: LDK do të marrë pjesë në takimin e nesërm NULL NULL 27.06.2025 11:50 27.06.2025 11:50 Deputetja e betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se partia e saj do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili pritet të mbahet të shtunën. Pavarësisht kritikave për mungesën e bashkëpunimit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, Bajrami tha se LDK do të jetë e pranishme në takim, njofton Klankosova.tv. “LDK do të marrë pjesë nesër në takim, pavarësisht mungesës së bashkëpunimit nga VV,” deklaroi ajo. Ajo rikujtoi se vetë Kurti nuk kishte marrë pjesë në takimin konsultativ të mbajtur pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare. “Kurti nuk e mori mundin të marrë pjesë në takimin konsultativ me liderët e partive. Kjo flet shumë për gatishmërinë e tij për bashkëpunim,”, theksoi Bajrami. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Elezi liston tri arsye pse situata për Vidovdanin këtë vit është më e ndjeshme (VIDEO) 3 orë më parë