Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bajrami: Kushtetuta e Kosovës ka bërë realitet faktik shtetësinë e vendit (VIDEO)

NULL NULL
09.04.2026 11:55

Profesori dhe një nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, ka deklaruar se Kushtetuta e vendit ka bërë realitet faktik shtetësinë e vendit dhe është rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në një prononcim për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, Bajrami tha se Kushtetuta, e cila sot shënon sot 18-vjetorin, është produkt i një procesi të ndërtuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

“Kjo Kushtetutë është një Kushtetutë që ka bërë realitet faktik shtetësinë e Kosovës dhe natyrisht ka ardhur si rezultat i një partneriteti strategjik që kemi bërë me bashkësinë ndërkombëtare, me ShBA-në, me Britaninë e Madhe, me shtetet evropiane dhe Grupin e Kontaktit. Ky partneritet është ndërtuar gjatë kohës së luftës së viteve ‘98’, sidomos në Konferencën e Rambujesë dhe pas intervenimit të NATO-s, duke vazhduar në procesin e shtetndërtimit deri te shpallja e pavarësisë dhe miratimi i kësaj Kushtetute në koordinim të ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare”, tha Bajrami./Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme