Bajrami: Kosovës i duhet ndihma e Britanisë NULL NULL 15.06.2015 14:46 15.06.2015 14:46 Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin ka biseduar për reformat që janë duke u bërë në të gjitha nivelet e arsimit, por edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve. Duke folur për arsimin parauniversitar, Bajrami theksoi se mbetet prioritet orientimi i të rinjve kah arsimi profesional, ndërsa theksoi se në arsimin e lartë është në debat publik ligji i ri, i cili i jep autonomi të plotë universiteteve publike, ndërsa rregullon edhe sektorin privat të arsimit të lartë. Ai ka theksuar se edhe më tutje vendi ynë ka nevojë për ndihmën e Britanisë, sidomos tani kur kanë filluar reforma në arsimin parauniversitar dhe në arsimin e lartë. Nga ana e tij, diplomati britanik konfirmoi mbështetjen që do ta ketë edhe më tutje arsimi kosovar nga Britania e Madhe dhe sipa tij kjo mbështetje do të jetë e orientuar në arsimin e lartë, por edhe në atë parauniversitar, me theks të veçantë, arsimin profesiona *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë