Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bajrami alarmon: Ka gjasa që gjatë natës të mbetemi edhe pa rrymë

NULL NULL
23.06.2025 11:52

Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me mungesë të energjisë elektrike, madje edhe gjatë natës.

“Pjesa më e madhe e energjisë që po shpenzohet në Kosovë po importohet. Nuk e di nëse janë përcjellë të dhënat e shkëmbimeve tregtare të energjisë, por sasia që po e gjeneron Kosova për momentin është jashtëzakonisht e vogël. Aktualisht kemi vetëm dy blloqe funksionale. E patë edhe tymin sot, që ka mbuluar jo vetëm Obiliqin, por edhe krejt Prishtinën. Thuhet se njëri nga blloqet është vënë në funksion pa vendosjen e filtrave, dhe kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. Prandaj, po ju them hapur: ka gjasa që ne nuk kemi rrymë të mjaftueshme as gjatë natës për të shkëmbyer”, tha ajo.

Bajrami theksoi se, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese dhe keqmenaxhimit, ekziston mundësia reale që në orët gjatë natës të mos ketë fare energji elektrike në vend.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.