Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bajrami iu shkon në vizitë shkollave

NULL NULL
08.05.2015 15:13
Ministri i Arsimit, , Arsim Bajrami, ka vizituar të premten dy shkolla në Prishtinë,

Ministri i Arsimit, , Arsim Bajrami, sot ka vizituar dy shkolla në Prishtinë, shkollën “Xhemajl Mustafa” dhe atë “Model” , e cila sot ka shënuar edhe një vjetorin e themellimit të saj.

Në komunikim me nxënësit e “Xhemajl Mustafës” Bajrami, theksoi rolin e ngritjes së cilësisë në mësimdhënie dhe modernizimit të shkollave në Kosovë.

Më pas, ai mori pjesë edhe në ceremoninë e një vjetorit të shkollës “Model” dhe më këtë rast, uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për festën e tyre. Pastaj, ai vizitoi kabinetet dhe gjithë hapësirën shkollore dhe tha se kjo shkollë i ngjanë një shkolle evropiane.

“Ky objekt i bukur shkollor, cilësia e punës së mësimdhënësve, metoda se si zhvillohet mësimi, puna praktike… tregon se ne mundemi të krijojmë një sistem arsimor evropian, i cili do të mundëson që vërtetë Kosova të zgjedhë rrugën e integrimit Evropian”.

Ministri i Arsimit tha se ky objekt shkollor i ndërtuar në partneritet mes Bankës Botërore, MAShT dhe Komunës së Prishtinës, le të shërbejë si shembull i një shkolle elitare.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.