Bajrami i reagon Kurtit: Demokracia nuk funksionon me pazare të fshehta, por me respekt të plotë të Kushtetutës NULL NULL 28.06.2025 22:50 28.06.2025 22:50 Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklaratës që pati kryeministri në detyrë Albin Kurti në konferencën për media pas takimit me liderët e partive tjera politike. Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se propozimet që i bëri Kurti nuk janë compromise, por shkelje flagrante. “Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në tri orë diskutime, ‘kompromisi’ i vetëm i Albin Kurtit ishte: ‘Propozoni anëtarët në Komisionin për votim të fshehtë, që më pas t’i rrëzojmë me votë dhe shkojmë me votim të hapur nëse ju ma votoni Albulenën’”. “Demokracia nuk funksionon me pazare të fshehta, por me respekt të plotë të Kushtetutës. Kuvendi konstituohet me marrëveshje politike ose me një figurë koncensuale që do të duhej të ishte kompromisi i LLV-së, ndërsa Gjykata ka thënë se rendi i ditës duhet me u respektu në mënyrë taksative nga kryesuesi është rendi i ditës për të cilin janë pajtu partitë politike kur e kanë caktu datën e seancës konstituive”, tha Bajrami. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 28/06/2025