Bajrami i pakënaqur me buxhetin për arsim NULL NULL 13.09.2016 11:07 13.09.2016 11:07 Ministri Arsim Bajrami ka thënë se buxheti aktual që ndahet për arsim është shumë i vogël dhe me të nuk plotësohen masje as nevojat bazike për nxënësit, njofton Klan Kosova. Numri një i arsimit njëherit ka kërkuar nga inistucionet relevante qeveritare që të ndajnë më shumë fonde për diaksterin me të cilin ai udhëheq. Bajrami këto komente i bëri gjatë konferencës “Rëndësia e Financimit të Arsimit në Kosovë” e cila po mbahet në Prishtinë nën organizim të Ministrisë së Arsimit dhe GIZ-it gjerman. Në këtë konferencë ishte paralajmëruar që të merrnin pjesë edhe kryeminstri Isa Mustafa dhe kryekuvendari Kadri Veseli por ata nuk ishin të pranishëm në të. Bajrami e ka arsyetuar mospjesëmarrjen e Mustafës e Veselit në këtë tryezë me takime urgjente që kanë pasur këta të fundit, njofton Klan Kosova.