Bajrami: Erdogani ka përparësi për të fituar balotazhin (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bajrami: Erdogani ka përparësi për të fituar balotazhin (VIDEO)

NULL NULL
16.05.2023 00:10

Teologu Mustafë Bajrami ka thënë se presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka përparësi për ta fituar balotazhin.

Në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova, Bajrami shtoi se njëri prej katër kandidatëve, Sinan Ogan me 5.2 për qind të votave, do të ja ofrojë ato Erdoganit për shkak të lidhjeve të tij me MHP-në.

“Në raundin e parë, Erdogan siç mund ta dini ka marrë 49.51 për qind të votave që nuk ka qenë mjaftueshëm ta kryejnë punën në raundin e parë”.

“Unë mendoj se me që po shkojnë në raundin e dytë, Erdogani ka përparësi të dukshme ndaj konkurrentit të tij Kemal Kılıçdaroglu, për shumë arsye”.

“Njëri nga katër kandidatët, Sinan Ogan me 5.17 për qind të votave, do të ja ofrojë Erdoganit për shkak të lidhjeve të tij me MHP-në, partinë që është në pushtet së bashku me AKP-në e Erdoganit”.

Tutje, Bajrami ka vlerësuar se vetëdija e popullit turk është parë se është mjaftueshëm e aftë për ta parë rrezikun nëse parlamenti është në dorën e një krahu politik, ndërsa presidencën ta merr personi nga krahu tjetër.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

klankosova.tv