Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bajrami: Do të marrim pjesë në çdo seancë konstituive

NULL NULL
04.07.2025 14:48

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami pas dorëzimit të lëndës për Komisionin për Votim të Fshehtë në Gjykatën Kushtetuese, tha se si parti do të marrin pjesë në seancat e radhës konstituive.

“Po, do të marrim pjesë, dhe do t’i bëjmë thirrje kryesuesit të seancës të kthehet në rendin e ditës”, u shpreh Bajrami, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nesër mblidhen për 42-ën herë për të arritur konstituimin e këtij institucioni.

Megjithëse, partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje po insiston në emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, por që votat nuk po arrinë t’i marr, andaj edhe u propozua Komisioni për Votim të Fshehtë, gjë që “detyroi” AAK-në, PDK-në dhe LDK-në t’i drejtohen Kushtetueses.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.