Bajrami: 90 për qind e nxënësve kanë arritur të ndjekin mësimin në distancë NULL NULL 27.05.2020 17:10 27.05.2020 17:10 Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi. Gjatë takimit Bajrami dhe Rexhepi kanë biseduar rreth gjendjes në të gjitha nivelet e arsimit, si dhe për ecurinë e procesit të mësimit në distancë. E para e MASHTIT theksoi se organizimi i mësimit në distancë ka qenë sfidues, por me një punë të palodhshme të të gjithë akterëve të përfshirë dhe me ndihmën e donatorëve e partnerëve strategjikë, është arritur që mësimin në distancë ta ndjekin më shumë se 90 përqind e nxënësve. Ministrja Rexhepi përgëzoi ministren Bajrami dhe MAShTI-n për punën e bërë rreth mësimit në distancë, ndërsa ofroi përkrahjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar në procesin e organizimit të Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës, të cilat do të organizohen sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024