Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bajramaj dhe Asllani në finale

NULL NULL
15.05.2015 08:32
Fatmire Bajramaj dhe Kosovare Asllani kanë luajtur në finalen e Champions League, mes Frankfurtit dhe PSG.

Frankfurt e ka mposhtur skuadrën franceze me rezultat 2:1.

Epërsinë gjermaneve ua dha Celina Sasic, ndërsa barazoi  Marie-Laure Delie.
Pjesa e parë e lojës ishte e balancuar.

Ndërsa ishin minutat shtesë të ndeshjes kur Mandy Islacker i dha epërsinë skuadrës së saj që në fund edhe doli të jetë goli që i sjell Frankfurtit trofeun e katërt të këtë garë dhe të parin që nga viti 2008.

Fatmire Bajramaj dhe Kosovare Asllani, luajtën për PSG, pra ishin pa fat që të ngrisin këtë trofe.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.