Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol (VIDEO)

NULL NULL
30.06.2025 21:48
Ardian Bajraktari
Ardian Bajraktari

A po shkelet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari?

Kjo pyetje ishte temë diskutimi në “Rubikon” të Klan Kosova, ku avokati Ardian Bajraktari thotë se Dehari po sillet më shumë si kryetar i parlamentit, sesa kryesues i seancës konstituive, transmeton Klankosova.tv.

“Seanca konstituive dallon esencialisht nga seancat e rregullta, dhe se kryesuesi nuk ka mandat për të ndërhyrë, kryesuesi është i detyruar të ndjek një logjikë, me ndjek një rregull që është i përcaktuar”, tha avokati.

Derisa avokati u pyet se a ishte shkarje kërkimi i një minutë heshtje nga ana e Deharit, Bajraktari tha se është.

“Është devijim nga mandati i atij që ka, sepse në vazhdimësi ai po sillet sikur të ishte kryetari i Kuvendit, ndërsa nuk e ka atë rol”, tha Bajraktari.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.