Bajra: Si duket Rusia ka dorë në negociatat e armëpushimit Izrael-Iran (VIDEO) NULL NULL 24.06.2025 13:03 24.06.2025 13:03 Kryesuesi i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Emanuel Bajra, ka komentuar zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme gjatë paraqitjes së tij në emisionin Kosova Today në Klan Kosova. Duke folur për prapaskenat e negociatave për armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, Bajra theksoi përfshirjen e Rusisë në këtë proces, duke e cilësuar atë si një “elefant të madh në dhomë”. “Elefanti i madh këtu është edhe Putini, edhe Rusia. Sepse si duket, Rusia ka dorë në këto negociatat e fundit të armëpushimit”, tha Bajra. Ai vuri në pah faktin se Ministri i Jashtëm i Iranit ka udhëtuar në Moskë një ditë më parë, vetëm pak orë para se presidenti amerikan Donald Trump të promovonte një marrëveshje të mundshme për armëpushim. “Nuk është aksidentale që ministri i jashtëm iranian shkoi në Moskë dje, ndërkohë që në mbrëmje pamë promovimin nga Donald Trump për armëpushimin”, shtoi Bajra. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.