Bahtiri për bllokadën politike: Papërgjegjësi totale e deputetëve që zgjodhi populli NULL NULL 21.05.2025 10:20 21.05.2025 10:20 Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri para fillimit të seancës konstituive për herë të 19-të, tha se është papërgjegjësi totale e deputetëve që ka zgjedhur populli, sa i përket ngërçit politik. Ai tha se gabimi që po bëhet mes partive është se nuk ia shtrijnë dorën njëri-tjetrit. “Mendoj se është papërgjegjësi totale e deputetëve që i ka zgjedh populli. Thirrja ime çdo herë ka qenë që të zotërojmë atë që kemi menduar dhe kemi paraqitur para popullit dhe të marrim vendime në të mirë të qytetarëve pavarësisht cilës parti i takojnë. Populli na zgjodhi aq sa na zgjodhi, ne duhet të gjejmë një zgjidhje përfundimtare për ta qeverisur këtë vend”, tha Bahtiri, njofton Klankosova.tv. “Gabimi i madh që po bëhet mes partive politike është që nuk ia shtrijnë dorën njëri-tjetrit, të gjithë. Derisa VV-ja për të zgjedhur organet, mendoj se ka një përparësi në aspektin e dëshirës për t’i zgjedhur. Për kompromise jemi të gatshëm, LDK-së i kërkuam që ta bëjmë bashkë një qeveri. Ne jemi në dispozicion 24 orë”, deklaroi tutje Bahtiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025