Bahtiri: Isa do të varroset në Boletin NULL NULL 14.05.2015 19:16 14.05.2015 19:16 Familjarë, intelektualë dhe qytetarë të shumtë mitrovicas, kanë reaguar në lidhje me rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit në Vlorë. Familjarë, intelektualë dhe qytetarë të shumtë mitrovicas, kanë reaguar në lidhje me rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit në Vlorë e jo në Boletin, në vendlindjen e tij. Ata, pas vendimit të Këshillit Organizativ për rivarrimin e eshtrave të heroit Isa Boletini në Vlorë, kanë kërkuar ndihmë edhe nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë një takimi me të që u mbajt të enjten në Mitrovicë. Agim Bahtiri ka premtuar se do të përdorë të gjitha rrugët institucionale për realizimin e kërkesave të familjarëve që rivarrimi i eshtrave të heroit të bëhet në Boletin. Sipas tij, nëse këtë nuk arrin ta bëjë, ai tha se do ta thotë fjalën e tij të fundit, duke bërë të nënkuptohet se heroi do të rivarroset në Boletin. “Unë do të mundohem që në mënyrë institucionale ta zgjidhë problemin. Duhet ta dinë qeveritarët e Kosovës se Mitrovica është e ndjeshme. Këtë që kam krijuar në Mitrovicë, duke stabilizuar gjendjen dhe duke mos pasur asnjë problem, nuk lejojmë të na shkatërrojë dikush, dhe këtë nuk ia kemi pasur borxh Qeverisë së Kosovës. Prapë i drejtohem Qeverisë së Kosovës që ta rishqyrtojë vendimin dhe ta kthej gjendjen në zero, por në fund ne do ta themi fjalën e fundit dhe Isa Boletini do të varroset në Boletin”, ka thënë Bahtiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 4 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 9 orë më parë