Bahtiri: Drejtorët i ndërrova për shkak të performancave, koalicioni stabil NULL NULL 02/10/2015 02/10/2015 Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ishte i ftuar në rubrikën “Intervista”, në emisionin “Ora e Fundit”, në Klan Kosova. Bahtiri ka thënë se janë shtatë drejtorë që do të ndërrohen, ndërsa ka theksuar se disa nga ta do të jenë: i shëndetësisë, i arsimit, i kadastrave, i prokurimit, etj. Por, sipas tij, kjo nuk e luhatë koalicionin që kanë me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, dhe se ai vazhdon të jetë i qëndrueshëm, “Nuk ka mundësi të prishjes së koalicionit, pasi partneri i koalicionit ka pranuar që të ndërrohen drejtorët që nuk kanë pasur performanca të mira”. Kurse sa i përket palestrës së sporteve “Minatori”, ai premtoi se do të jetë e gatshme në muajin nëntor, ndërsa shkaqet e vonesës ka thënë se janë prishja e kontratës me kontraktorin e vjetër dhe koha e gjetjes së një kontraktori të ri, transmeton Klan Kosova.
Video Lajme Petkoviq i inatosur me Stefanoviqin, që nënshkroi marrëveshjet për targat (VIDEO) 2 minuta më parë
Kosova Price: Bisedimet aktuale në Bruksel të hapin rrugën e zgjidhjes finale (VIDEO) 4 minuta më parë