Bagnaia në stilin e kampionit në Holandë. NULL NULL nga Naim Selmani 25.06.2023 15:41 nga Naim Selmani 25.06.2023 15:41 Startoi i dyti në Holandë por kampioni i botës Francesco Bagnaia nuk qëndroi gjatë të dielën në garën e Moto GP-së. Që në start ai e tejkaloi bashkëvendësin italian Marco Bezzechi për ta marr vendin e parë përcjell klankosova.tv. Prandaj ai nuk e lëshoi atë pozitë deri në fund duke udhëheq pjesën më të madhe në shtegun Assen dhe për të arrit te fitorja e 4-të këtë sezon. Me këtë rast Bagnaia vetëm sa e ka forcuar pozitën e parë në renditjen e përgjithshme me 194 pikë 35 më shumë se Jorge Martin dhe 36 më shumë se Marco Bezzechi. Ky i fundit me ekipin Mooney VR 46 e kaloi cakun në Holandë si i dyti. Kurse treshen e mori jug afrikani Brad Binder. Megjithatë këtij të fundit iu mohua podiumi për shkak të tejkalimit të limiteve të shtegut. E kjo pozitë i takoi më pas spanjolli Aleix Espargaro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.