Bad News Eagles e humbin duelin e dytë në Majorin e Parisit NULL NULL nga Shpend Spahija 14.05.2023 13:48 nga Shpend Spahija 14.05.2023 13:48 Ekipi nga Kosova në CS:GO, Bad News Eagles, e kanë humbur duelin e dytë në Majorin e Parisit në nivelin e Legjendave ku po garojnë. Kësaj radhe “Shqiponjat” u mposhtën nga ekipi evropian Apeks, 16-6 në “Ancient”. Pjesën e parë e fituan kundërshtarët me rezultatin 10-5, derisa kosovarët nuk arritën ta bëjnë përmbysjen në pjesën e dytë. Pavarësisht disfatës, rigoN, SENER1, juanflatroo, sinnopsyy dhe gxx-, kanë ende gjasa të kualifikohen në nivelin e Kampionëve, në qoftëse nuk humbasin ndeshjet e radhës që janë eliminuese. Tash, Bad News Eagles nga tri takimet e zhvilluara kanë dy humbje dhe një fitore. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO