Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Babë e bir shpëtohen në Pogradec, rrezikoheshin të mbyteshin në liqe

NULL NULL
20.06.2025 20:29
Foto nga Policia e Shqipërisë
Foto nga Policia e Shqipërisë

Policia e kufitare e Shqipërisë ka ndihmuar dy qytetarë që rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Pogradecit, për shkak të motit të lig.

Sipas një njoftimi, shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e sigurt në breg të dy shtetasve të Shqipërisë, babë e bir, që kishin dalë për peshkim në liqen, transmeton Klankosova.tv.

“Në sallën operative të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kishte mbërritur një telefonatë për ndihmë nga dy shtetas, të cilët kishin dalë me varkën e tyre për peshkim dhe, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, nuk po mundeshin të ktheheshin në breg. Menjëherë u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat, me mjetin lundrues “Skaf”, lokalizuan varkën rreth 1.5 milje larg bregut dhe bënë të mundur kthimin e sigurt të dy shtetasve në mol. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”.

“Qytetarët (babë e bir) falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.