Babai rrah vajzën e mitur në Podujevë NULL NULL 14.10.2021 10:14 14.10.2021 10:14 Foto ilustruese Një e mitur nga Podujeva është sulmuar fizikisht nga babai i saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. “Viktima femër kosovare (e mitur), ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Klankosova.tv.