“Babai im ka 12 fëmijë me 6 gra”, Kevini mes lotësh rrëfehet për jetën e tij (VIDEO) NULL NULL 25.11.2024 23:52 25.11.2024 23:52 Kevini Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Kevini ia ka rrëfyer të gjitha “Vëllait të Madh”. Familja, padrejtësitë e jetës, ikja e babait nga jeta e tij, Kevini i tregon të gjitha në linjën e jetës, transmeton Klankosova.tv. “Për mua babai ka qenë një super baba, ndoshta për mamin jo, por për mua po”, u shpreh Kevini. “Babai nuk ishte partner i mirë për mamin, e prindërit e mamit nuk e kanë pranuar pasi ajo ishte me dikë jo shqiptarë, nuk kishim ku të shkonim pastaj”, tha ndër të tjera Kevini. Po ashtu ai tregon se babai i tij ka 12 fëmijë me gjashtë gra të ndryshme. Tutje, Kevini rrëfen edhe rrugën e tij drejt muzikës, si nisi karriera e tij, dhe sa shumë e do këtë që bënë. E disa fjalë të përzemërta Kevini i tha për nënën e tij pas prezantimit të klipit të rrëfimit të tij. Për detaje më të hollësishme, shihni videot e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.