Babai i paralizuar ngritet në këmbë për të ecur me vajzën drejtë altarit NULL NULL 15.10.2015 10:45 15.10.2015 10:45 Ralph Dugette, është një i mbijetuar i kancerit mirëpo sëmundja e la atë në karrige invalidore. Këtë fundjavë është martuar vajza e tij Heather, dhe ai dëshironte me domosdo ta përcillte për në altar, transmeton Klan Kosova. Kështu që ai për muaj me radhë në mënyrë sekrete bëri disa trajtime fizioterapeutike që do ia mundsonin të ecte përkrah vajzës së tij në ditën më të rëndësishme të saj. Kjo ishte dhurata e tij për dasmën e Heather. Edhe pse me vështirsi ai prapë e arriti qëllimin qe kishte. “Tërë kohën qaja dhe shpresoja e lutesha që do të mund të ia arrinte”, është shprehur Heather.