Babai i Naim Murselit: Me pasë ditë që e ka bo djali jem, isha hakmarrë vetë – sot s’do ishte gjallë NULL NULL 04.12.2023 20:33 04.12.2023 20:33 Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, ka rrëfyer detaje nga dita kritike kur mori vesh se djali i tij është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt. ”Dua me iu garantu një gjë, me pasë ditë unë që e ka bo djali jem, unë isha hakmarrë vetë unë me djalë tem atë ditë. Ai s’ish sot gjallë, se unë kam karakter, kam fytyrë, kurrë s’ishte me pasë ditë që e ka bo atë gjest”, u shpreh ai. ”Besoni as me Naimin as me avokat, s’kam komuniku mo, se Liridonen e kom dasht ma shumë se vajzat e mija”, thotë ai mes lotësh për Nacionalen, transmeton klankosova.tv.