Azerbajxhani thotë se u vranë edhe 21 civilë nga sulmi i Armenisë NULL NULL 28.10.2020 23:25 28.10.2020 23:25 Azerbajxhani ka akuzuar Armeninë për vrasjen e 21 njerëzve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve në një sulm me raketa afër rajonit Nagorno-Karabakh. Armenia menjëherë ka mohuar se është përgjegjëse për sulmin, për herë të dytë në dy ditë që Azerbajxhani thotë se u vranë civilë në rajonin Barda, afër vijës së frontit, njofton Klan Kosova. Yerevani, kryeqyteti i Armenisë, gjithashtu ka akuzuar forcat azerbajxhanase për një sulm mbi civilë në zonën e of Nagorno-Karabakh. Ndërkohë, agjencia e lajmeve “Ria Novosti” raportoi se kryeministri armen Nikoll Pashinyan konfirmoi vendosjen e rojeve kufitare ruse përgjatë kufirit armen me Nago-Karabak. “Nuk ka asgjë të veçantë në lidhje me këtë”, tha Pashinyan. “Rojet kufitare ruse kanë qenë në kufirin e Armenisë me Turqinë dhe Iranin … Tani, për shkak të zhvillimeve të fundit, rojet kufitare ruse janë gjithashtu në kufirin juglindor dhe jugperëndimor të Armenisë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025