Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Azemi: Udhëheqës të QKUK-së me të KRPP-së i kanë shantazhuar punëtorët për përfitime personale (VIDEO)

NULL NULL
30.06.2025 12:51

Rreth 260 punëtorë të sigurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë mbetur pa kontrata pune, duke lënë ambientet e këtij institucioni pa sigurim fizik.

Si reagim ndaj kësaj situate, punëtorët po protestojnë në ambientet e administratës së QKUK-së në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili foli për Klan Kosova, ka akuzuar zyrtarë të KRPP-së për keqpërdorime dhe shantazh ndaj punëtorëve të sigurimit. 

Ai shtoi se, sipas tij, punëtorët janë shantazhuar për përfitime personale nga zyrtarë të lartë.

“Kushdo që vjen drejtor këtu, veç mundemi me thanë se udhëheqës të QKUK-së dhe KRPP-së i kanë shantazhu këta punëtorë për përfitime personale. E them me plot përgjegjësi”,  tha ai.

Azemi njoftoi se sindikata do të vazhdojë presionin publik nëse nuk merren masa urgjente për kthimin e punëtorëve me kontrata pune./Klankosova.tv. 

Punëtorët e sigurimit të QKUK-së protestojnë sërish

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.