Azemi (LDK): Ndërprerjet e vazhdueshme të rrymës po shkaktojnë dëme ndaj bizneseve në Ferizaj NULL NULL 20.06.2025 17:42 20.06.2025 17:42 Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka thënë se qytetarët dhe bizneset në Ferizaj për dy ditë nuk kanë pasë furnizim me energji elektrike. Në një postim në Facebook, ai shtoi se ata nuk patën asnjë shpjegim se pse nuk kanë rrymë. “Duke qenë që Ferizaji është qendra e dytë ekonomike në Kosovë – me një numër të madh të bizneseve, sidomos atyre prodhuese – ndërprerjet e vazhdueshme të rrymës iu shkaktojnë humbje të mëdha bizneseve në qytetin tonë”. “Kam propozuar ndërtimin e Centralit me gaz amerikan në Ferizaj, e që do të garantonte furnizim stabil me energji për komunën tonë dhe të gjithë vendin. Një investim që sjell siguri energjetike, zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune”, ka thënë Azemi. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 2 orë më parë