Azemi kritikon qeverinë për gjendjen me rrymë: VV-ja u përzie në një sektor jetik të Kosovës (VIDEO) NULL NULL 28.10.2024 18:51 28.10.2024 18:51 Visar Azemi nga radhët e LDK-së Visar Azemi nga radhët e LDK-së ka thënë se asnjëherë gjatë muajve të dimrit në Kosovë, nuk ka rrymë mjaftueshëm. Sipas tij kjo vjen nga qeveria që nuk ka investuar në gjeneratorët e vendit, por importon energji nga jashtë, ku pastaj shton se kjo është barrë për tarifat e qytetarëve të Kosovës, njofton Klankosova.tv. “Duhet ta kemi të qartë. Kosova nuk ka asnjëherë rrymë mjaftueshëm në muajt e dimrit. Gjithmonë varemi nga importi. Se a do të kemi mundësi të sigurojmë energji të importuar mjaftueshëm dhe me kosto të përballueshme ajo është çështje dhe pyetja, pro përderisa nuk kemi ngritur kapacitetet tona gjeneruese, pra qysh pe shohim se kjo qeveri nuk ka investuar asnjë cent në burime të reja gjeneruese, është e pashmangshme varja nga importimi”, tha Azemi në D.P.T te Fidani. “Aq më shumë energji që do të importojmë nga jashtë, aq më shumë barrë do të jetë në tarifat e qytetarëve të Kosovës”. Sa i përket ekzistencën së “mafisë energjetike” në Kosovë, Azemi thotë se LVV-ja u përzie në një sektor jetik të Kosovës, gjë që s’është e drejtë sipas tij. “Energjia e importuar iu shkon për shtati disa personave të cilët i kemi vendosur në pah, siç kanë qenë Martin Berishaj e Nagip Krasniqi, të cilët ishin të ndërlidhur mes vete. Pra e dimë se importi e eksporti është shitë-blerje”, tha Azemi. “Kur del në pah se një parti politike ka vendosur se kur do t’i ndalet rryma qyetetarit të Kosovës e kur t’i lëshohet, kjo tregon përzierjen në sektorët jetike të Kosovës. Këtë e pamë në mesazhet e Dejona Mihalit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.