Azemi dhe punëtorë teknik flasin për rritjen e pagave me pjesëtarë të kryesisë së Kuvendit të Kosovës NULL NULL 24.06.2024 15:35 24.06.2024 15:35 Takim i sekretarit te Kuvendit të Kosovës Arben Loshi dhe Jusuf Azemin Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se është takuar me sekretarin e Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi ,dhe drejtorin e Administratës të Kuvendit, Emrush Hagjiu. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se kanë diskutuar për rritjen e pagave të punëtorëve teknik të Kuvendit të Kosovës . “Rrugë dhe mundësi ka, shpresojmë se gjatë kësaj jave do të gjendet zgjidhja, në të kundërtën dihet”, ka shkruar Azemi, i cili sot gjatë ditës tha se punëtorët teknikë të Kuvendit mund të mbajnë grevë nëse nuk u rriten pagat. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.