“Axios”: Hamasi ka refuzuar armëpushimin NULL NULL 11.06.2024 22:54 11.06.2024 22:54 Një shëtitje nëpër rrënoja pas sulmeve izraelite në kampin e refugjatëve Nuseirat, në qendër të Gazës, ku pengjet u shpëtuan të shtunën. Foto: Reuters Grupi Hamas ka refuzuar marrëveshjen për armëpushim dhe për pengje të prezantuar nga presidenti amerikan, Joe Biden dhe e mbështetur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka thënë reporteri i medias online amerikane “Axios” Barak Ravid në një positm në X, duke cituar zyrtarë izraelitë. Më herët, Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez thanë në një deklaratë të përbashkët se u dërguan një përgjigje ndërmjetësuesve dhe shprehën “gatishmëri” për të punuar për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së vazhdueshme në Rripin e Gazës, duke theksuar se “përgjigja i jep përparësi interesit të popullit tonë palestinez dhe domosdoshmërisë së ndalimit të plotë të agresionit të vazhdueshëm kundër Rripit të Gazës”. Siç raporton “Axios”, refuzimin nga ana e Hamasit e kanë konfirmuar dy zyrtarë izraelit, ndërsa Hamasi ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar. Edhe Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se e ka pranuar përgjigjen e Hamasit, mirëpo zëdhënësi John Kirby, tha se janë duke e vlerësuar të njëjtën. Ai nuk tregoi se cila ishte përgjigja e Hamasit ndaj propozimit të Bidenit për armëpushim dhe lirim të pengjeve. Presidenti Biden shpalosi detajet e propozimit në një fjalim dy javë më parë. Që atëherë, Shtëpia e Bardhë ka mobilizuar presionin ndërkombëtar ndaj Hamasit për të pranuar marrëveshjen. Antony Blinken gjatë ditës këmbënguli se Izraeli e kishte pranuar marrëveshjen, megjithëse udhëheqja e vendit – përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu – nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike për këtë.