Avokatja e Krasniqit pas seancës: Besojmë se do të lirohet – është njeri i fjalës dhe me integritet NULL NULL 18.02.2026 15:36 18.02.2026 15:36 Pas përfundimit të seancës në Hagë, ku katërshja e UÇK-së dha fjalët e fundit, është deklaruar edhe avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra. Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila e përcolli nga afër procesin gjyqësor në Hagë, raporton se avokatja shprehu bindjen e saj se klienti i saj do të lirohet nga të gjitha akuzat. “Jakup Krasniqi është njeri i fjalës dhe me integritet. Ne besojmë se ai do të lirohet nga të gjitha akuzat”, u shpreh Alagendra, njofton Klankosova.tv.