Avokati Shefqeti: Super-ekspertiza vërtetoi fajësinë e ministres Hajdari – tentuan të fajësojnë fëmijën NULL NULL 20.09.2023 19:34 20.09.2023 19:34 Para disa javëve, KIKS Kosova pati raportuar për rastin e aksidentit të shkaktuar nga ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari, ku e lënduar mbeti një këmbësore 9-vjeçare. Një super-ekspertizë që ishte duke u pritur që më shumë se nëntë muaj, u publikua gjatë ditës se sotme vetëm pasi raportoi KIKS Kosova. Në një lidhje direkte për KIKS-in, avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti tha se në njëfarë mënyre, kjo ekspertizë ka vërtetuar fajësinë e të pandehurës. Tutje, Shefqeti ka thënë se vetëm tani është bërë edhe thirrja nga Gjykata për vazhdimin e seancave, duke qenë se seancat nuk janë mbajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar. Avokati tha se “raste të tilla sikurse ky, ku fajtorë lihen fëmijët, nuk dimë të ketë ndodhur më herët”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025