Avokati pyet Specialen pse nuk gjen fajtorët për masakrën e Prekazit (VIDEO) NULL NULL 03.12.2021 20:31 03.12.2021 20:31 Ende askush nuk është marrë në përgjegjësi për vrasjet e 5 marsit 1998 në Prekaz. Drejtësi për këtë masakër nuk do të bëjë as Gjykata Speciale në Hagë. Sot ky institucion u kritikua që nuk e heton këtë rast, por merret me diçka krejt tjetër. Avokati i Hysni Gucatit vazhdoi me këso pyetje për prokurorinë edhe për masakra tjera që janë bërë në Kosovë. Ai ia dha një epitet Prokurorisë Speciale, për të cilën tha se nuk e publikon emrin e një personi që aktualisht punon në këtë zyrë, dhe i cili, siç tha, është implikuar në procesin përmes të cilit materiale të Hagës mbërritën në zyrat e OVL-UÇK-së. Mbrojtja e Gucatit në Hagë tha se ka prova që ZPS u ka kërkuar bashkëpunim personave që kanë kryer krime në Kosovë, në mënyrë që ta bëjnë fajtor të mbrojturin e tij dhe Nasim Haradinajn. Kronikë e gazetarit Florent Zeqaj.
Big Brother VIP "Më ke nxehur shumë", i thotë Gresa-Andit, pasi ai bëhet "xheloz" për veshjen e saj (VIDEO) 3 minuta më parë
Kosova LIVE: Rubikon - Presioni për Asociacionin - thyerje apo marrëveshje? (VIDEO) 17 minuta më parë