Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Avokati ngre shqetësim: Vitet e fundit dhjetëra gra janë vra për shkak të dështimit të institucioneve

NULL NULL
08.07.2025 22:32

Avokati Alban Krasniqi ka ngritur shqetësim për dukurinë e keqtrajtimit të qytetarëve nga ana e policëve gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Krasniqi thotë se madje për mosveprim të denjë të detyrës, kemi parë në vitet e fundit dhjetëra gra që janë vra, transmeton klankosova.tv.

”Në historinë e Kosovës nuk kemi parë shumë raste kur njerëzit në institucionet publike kanë marrë përgjegjësinë dhe kanë dhënë dorëheqje”.

”Një ministër ka qenë krejt sa e mbajë mend unë. Do duhej të kishte të paktën një dorëheqje të nivelit të lartë, të paktën për arsye morale”.

”Policia e Kosovës bënë edhe shkelje të tjera. Mos të harrojmë se e drejta e jetës mund të cenohet me veprim ose mosveprim. Ne kemi parë në vitet e fundit dhjetëra gra që janë vra, për shkak të dështimit të institucioneve tona, jo vetëm të policisë por duke përfshirë edhe policinë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.