Avokati Keohe: Kur Thaçi ishte në Rambuje nuk kishte kontroll mbi UÇK-në (VIDEO) NULL NULL 04.04.2023 10:31 04.04.2023 10:31 Sot po vazhdon seanca gjyqësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka thënë që kur Thaçi merrte pjesë në negociatat e Rambujesë, nuk kishte kontroll mbi UÇK-në, njofton Klankosova.tv. “Konferenca e Rambujesë në shkurt të vitit 1999. Thaçi ishte përzgjedhur si udhëheqës i delegacionit shqiptar, por e vërteta është që Thaçi i cili asokohe jetonte në Zvicër, nuk kishte kontroll mbi UÇK-në. Thaçi nuk mund ta nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë, pa pëlqimin e komandantëve të zonave të cilin kishin aq shumë pushtet, sa që e shkarkuan komandantin e përgjithshëm Azem Sylën, ndërkohë që Thaçi ndodhej në Rambuje. Jo vetëm Hashim Thaçi ndodhej në Rambuje, por edhe Azem Syla ndodhej aty. Pra për të dhënë kontekstin, Hashim Thaçi ndodhet në Rambuje dhe Azem Syla dhe anëtarët e tjerë të UÇK-së përfshirë Krasniqin. Asokohe, Azem Syla ishte Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së dhe pa i marrë mendim Hashim Thaçit dhe askujt tjetër që ishte pjesë e delegacionit të UÇK-së, Azem Syla u shkarkua si komandant dhe u zëvendësua nga Sylejman Selimi. Kjo na qenka struktura komanduese oqë paska pushtet efektiv komandues dhe kontrollues në qendrat e ndalimi që i përshkroi ZPS-ja sot”, ka thënë ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025