Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Avokati i Popullit nis hetim për shkelje të të drejtave të njeriut për rastin e të riut në Lipjan

NULL NULL
08.07.2025 13:50

Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili vdiq në Lipjan në orët e para të së hënës, në rrethana të dyshimta pas arrestimit nga Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin, janë arrestuar katër policë dhe një rreshter të cilët po dyshohen për vepren penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Përmes një komunikate, ky institucion ka bërë me dije se ka hapur procedurë hetimore për të vlerësuar nëse ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe për të monitoruar veprimet e institucioneve përgjegjëse, përfshirë Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në reagim thuhet se ushtrimi i forcës përtej asaj të domosdoshme përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut, të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Institucioni i Avokatit të Popullit kërkon transparencë të plotë nga institucionet kompetente lidhur me hetimin e rasteve. Po ashtu është e rëndësishme të theksohet rëndësia e zbatimit të standardeve profesionale në çdo ndërhyrje policore dhe domosdoshmërinë e trajnimeve të vazhdueshme për zyrtarët e rendit. Avokati i Popullit do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet rreth këtyre rasteve dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve”.

Rasti tjetër për të cilin është nisur hetim është ai për pamjet që u publikuan ku shiheshin zyrtarë policorë duke e rrahur një qytetar ndonëse i njëjti ishte i prangosur.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.