Avokati i PDK-së, Faton Fetahu: Qeveria s’beson në Vetting, sepse s’dëshiron ta bëjë (VIDEO) NULL NULL 01.07.2022 20:59 01.07.2022 20:59 Avokati i Grupit Parlamentar të PDK-së, Faton Fetahu, ka thënë se qeveria, me miratimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial, ka qëllim kapjen politike dhe nënshtrimin ndaj politikës. Fetahu ka thënë se qeveria me këtë projektligj dëshiron të zëvendësojë anëtarët aktualë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Këto deklarata avokati Fetahu i ka bërë në emisionin “News Talk” me Dafina Latën në Klan Kosova FM. Fetahu ka folur edhe për Vettingun në sistemin e drejtësisë dhe Byronë për Konfiskimin e Pasurisë. “Bërja e Vettingut, themelimi i byrosë politike të persekutimit të kundërshtarëve politikë dhe në të njëjtën kohë të nisësh një ndryshim radikal në Këshillin Prokurorial, këto nuk shkojnë bashkë. Nëse beson në Vetting, ti shkon prapa tij. Kjo Qeveri nuk beson në Vetting, sepse nuk dëshiron të bëjë Vetting”, ka thënë Fetahu. Këto deklarata kanë ardhur pasi PDK-ja ka dërguar në Kushtetuese Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, duke e konsideruar se cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit dhe rrjedhimisht duhet të hetohet nga gjykata në fjalë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova LDK-ja dorëzon në ora 14:30 lëndën në Kushtetuese për Komisionin për Votim të Fshehtë 17 minuta më parë
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 16 orë më parë