Avokati i familjes Zejnullahu: Gjyqtarja nuk më la të marrë pjesë në seancë NULL NULL 09.07.2025 10:34 09.07.2025 10:34 Në Gjykatën Themelore të Prishtinës – dega në Lipjan po mbahet seanca gjyqësore ndaj pesë policëve të dyshuar për “Vrasje në Pakujdesi” në rastin e 27 vjeçarit Agon Zejnullahu. Para nisjes së seancës, ka folur Asdren Hoxha, avokat i familjes Zejnullahu i cili tha se gjyqtarja nuk e ka lënë të marrë pjesë në seancë. “Unë kërkova sqarime disa herë, mirëpo qasje ishte e atillë që mos me marrë pjesë”, tha ai para mediave njofton Klankosova.tv. Hoxha tha se njoftimin e mori përmes një thirrje telefonike nga recepsioni ku iu tha se pala e dëmtuar nuk duhet të marrë pjesë. “Kjo është për keqardhje”, shtoi Hoxha. Rasti i 27-vjeçarit në Lipjan – mbërrijnë në gjykatë pesë policët e arrestuar (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 09/07/2025