Avokati Guy Smith: I shokuar me “Rastin Drenica”, Specialja krijon gjyqësi paralele NULL NULL 28.05.2015 18:50 28.05.2015 18:50 Në emisionin Info Magazine, në Klan Kosova, mysafir i Kushtrim Sadikut ishte Gregor Guy Smith, avokat mbrojtës i Sylejman Selimit. Avokati Smith foli për dënimin e klientit të tij, dëshmitë e ofruara nga prokuroria, si dhe procedurën e gjykimit. Ai i quajti të munguara dëshmitë që vërtetojnë fajësinë e klientit të tij dhe paralajmëroi apelim të aktgjykimit në shkallën e dytë. “Bazuar në atë që kam parë në gjykata, mendoj se është e drejtë të them se jam i zhgënjyer dhe i shokuar me vendimin e gjykatës”. “Lloji i dëshmive që janë prezantuar nuk kanë qenë të mjaftueshme që gjykata të marrë një vendim të tillë”. “Prandaj, nuk u besoj dëshmive të ofruara”. “Besoj që kemi argumente të qëndrueshme ligjore për ta apeluar aktgjykimin. Duhet të presim për të parë aktgjykimin në formë të shkruar. Por, do ta apelojmë”. Avokati i Selimit e forcoi qëndrimin e tij kundër vendimit të gjykatës duke e quajtur “proces politik”. “Duke pasur parasysh kohën dhe sfidat me të cilat po përballet vendi juaj dhe kërkesat ligjore të cilat do të paraqiten në të ardhmen, mendoj se do të ngrihen shumë çështje politike”. “Ky rast ka të bëjë me çështje politike më shumë sesa që është pritur”. Guy Smith foli edhe për Gjykatën Speciale, mënyrën në të cilën ajo po krijohet, krimet që do t’i gjykojë dhe gjyqësinë paralele që ajo do të krijojë. “Unë mendoj se nesër do të jenë dy vendime – jo një “, transmeton Klan Kosova. “Vendimi i parë është për ndryshimin e Kushtetuesës, ndërsa vendimi i dytë për Gjykatën Speciale”. “Ende nuk i dimë premisat e Gjykatës Speciale dhe krimet që do të trajtohen – janë shumë parime që do të tejkalohen me këtë gjykatë”. “Në fakt, ato nuk do të jenë ligje kosovare, por ligje që do të konstituohen brenda gjykatës. Jam habitur kur kam dëgjuar që arkivat e gjykatave – që nënkuptojnë procesverbalet – nuk do të jenë në dispozicion të Kosovës”. “Nëse nuk keni arkiva që nuk janë në dispozicionin tuaj, atëherë njerëzit e juaj nuk kanë histori”. Smith po ashtu tha se kjo gjykatë nuk duhet votuar ngase nuk sjellë kurrfarë dobie për Kosovën. “Nuk e kam të qartë qëllimin pse një vend lejon që t’i ndodh kjo”. “Cili është përfitimi për kombin, për vendin, për popullin?”. “Duhet të ketë ndonjë përfitim, përndryshe pse duhet të votohet?”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë