11:12, 25 Maj 2020

Situata me pandeminë COVID-19, ka detyruar që  Këshillin Gjyqësorë të Kosovës (KGjK) të sjellë vendim që gjykatat e Kosovës mos ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

Dhe si e tillë, avokatët konsiderojnë që koha për rifillim e punës së gjykatave është data 1 qershor, kur edhe fillon faza e tretë lehtësuese.

Avokati Tomë Gashi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se nëse KGjK-ja, nuk e sjellë një vendim për hapjen e gjykatave, klientët do të dëmtoheshin.

“Ne kemi një njoftim nga Këshilli Gjyqësorë i Kosovës të datës 16 mars të këtij viti, ku janë ndaluar të gjitha seancat gjyqësore në tërë territorin e Kosovës dhe kjo ka qenë dhe është e vlefshme për të gjitha Gjykatat në Kosovë”.

“Unë mendoj që siç ka qenë e paraparë atëherë që vetëm rastet e jashtëzakonshme. Tani është koha kur janë lehtësuar masat me vendimin e Qeverisë, që data e fundit që do të duhej që gjykatat tona të rifillonin punën ashtu siç ka qenë më parë, do duhej prej 1 qershor. Nëse kjo datë nuk respektohet dhe Këshilli Gjyqësorë nuk e sjellë një vendim që gjykatat të rihapen, besoj që klientët do të dëmtoheshin”, tha ai.

Gashi ka thënë se afatet nuk mund të humbasin nga kjo kohë, duke thënë se askush nuk e parasheh situata të tilla pandemike.

Por sipas tij, ka qytetarë që janë në paraburgim e që po presin që me vendim tjetër të lirohen.

“Afatet nuk mund të humbin për shkak se kjo konsiderohet një situatë e paparaparë është një situatë nuk mund të parashihet dhe janë rregullat juridike që askush nuk mund të për shkak të pandemisë që ekziston”.

“Sa i përket afateve ligjore, askush dhe asgjë nuk të humb nga qytetarët e Kosovës, të cilët kanë lënda të caktuara në gjykatë mirëpo ajo që është që mund të humb është rastet kur klientët tanë gjenden në paraburgim dhe situatat të tilla janë jashtëzakonisht të rënda për shkak se ata presin që të shkojnë dhe të zhvillojnë gjykimet ndaj tyre, duke pretenduar se situata mund të ndryshojë, pra kjo mund të jetë dëmi më i madh që ka mund të shkaktohet”, u shpreh ai.

Se gjykata duhet të fillojnë punën e thotë edhe avokati tjetër, Burim Halili. Por thotë se me këtë rast, nuk mund që menjëherë të fillojnë punën seancat.

“Unë pres dhe kjo duhet të bëhet patjetër, së paku të fillojë puna sepse nëse fillojnë punët nga 1 qershori, s’do të thotë se menjëherë mund të caktohen seancat, sepse është një afat kohorë ku duhet palëve t’iu dërgohet ftesat dhe të përgatiten për seanca por të paktën të fillojnë me dërgimin e ftesave për seancë gjyqësore”, thotë ai.

E pasojat që ka lënë pandemia në sistemin e drejtësisë, avokati Halili thotë se janë të mëdha. Ai thotë se këto seanca kanë mundur të mbahen, duke respektuar distancë, ku kihet parasysh distanca ndërmjet, trupit gjykues, prokurorit e të tjerëve.

“Pasojat e pandemisë COVID-19 kanë qenë aktuale në sistemin e drejtësisë, si në fushat dhe bizneset tjera, sepse kjo ka ndikuar me ndërprerjen e punës së gjykatës dhe prokurorive. Mund të them, se nga data 12 mars, ku kemi edhe një vendim nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, puna e gjykatave pothuajse është ndërprerë 80 për qind dhe seancat nuk janë mbajtur nga ajo datë”.

“Edhe pse kemi një vendim gjyqësor ku sipas këtij vendimi thuhet se duhet të ndërpritet publiku në qasjen e gjykatave, ku edhe kryetarët e gjykata mund të kenë një lloj diskrecioni të vendosin por prapë ka mundur të mbahen seancat, sepse duhet të kihet parasysh që seancat mbahen në salla dhe ku ka distancë ndërmjet trupit gjykues, prokuroritë në njërin anë avokatëve dhe palëve të pandehurve”, tha ai.

Konkurs Pune

Lexo më shumë